Lideri i Partisë së Goranëve të Kosovës, Adem Hoxha, është shprehur pro formimit të Qeverisë në krye me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell albinfo.ch.
Këtë deklaratë Hoxha e dha pas takimit të mbajtur sot me vetë Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas këtij takimi, Hoxha tha se komuniteti, të cilin e përfaqëson, përballet me shumë sfida.
Gjithë këto sfida ai i paraqiti në takim me Kurtin dhe Osmanin, të cilin ai e quajti të frytshëm.