Shqipëria tash e sa kohë është promovuar nga shumë media të huaja, veçanarisht për turizmin veror, shkruan albinfo.ch.
Mediat prestigjioze të huaja këtë vit i kanë dhënë primatin Shqipërisë si një nga vendet që duhet vizituar për shumë arsye.
Plazhi, deti kristal, vlerat kulturore, trashëgimia, vlerat historike, janë disa nga shtyllat që këtë vit lulëzoi turizmi shqiptar.
Së fundmi, sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa u takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, shkruan tutje albinfo.ch.
Ndërsa Tirana u rendit e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm./Albinfo.ch
