Një problem i ri është shfaqur te aplikacionet në shitje në Google Play Store.
Gjiganti teknologjik ka fshirë 60 lojëra nga kjo shitore pasi kompania e sigurisë Check Point ka gjetur një problem, në të cilin shfaqeshin reklama me përmbajtje pornografike, transmeton Albinfo.ch.
Disa nga këto reklama dalin si paralajmërim se telefoni i përdoruesve mund të infektohet me një virus, dhe më pas pyeten nëse dëshirojnë të instalojnë e që më pas mund të sjellë edhe më shumë probleme për përdoruesit.
Sipas të dhënave të Google Play, këto aplikacione janë shkarkuar deri në shtatë milionë herë.