Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është i njohur për golat e bukur që shënon. Kështu ka bërë edhe me Arsenalin.
Skuadra angleze tashmë ka zgjedhur pesë gola, dhe njëri prej tyre do të zgjidhet si më i miri i vitit 2018, shkruan albinfo.ch.
Ndër ta bën pjesë edhe goli i Granit Xhakës kundër Crystal Palace, ndeshje e zhvilluar më 28 tetor. Ai realizoi nga gjuajtja e lirë me këmbën e majtë.
Në garë janë edhe Mesut Ozil, Aubameyang Pierre-Emerick, si dhe dy gola nga Aaron Ramsey.
Ndryshe, skuadra londineze është e njohur për golat e bukur që shënon, me aksione mirë të ndërtuara.