Goli të cilin Xherdan Shaqiri e ka shënuar për Bazelin në ndeshjen kundër Luzernit, është bërë hit i vërtetë në video portalin youtube. Videoja me golin e Shaqirit, të cilësuar si “Gërshëra sensacionale”, për tri ditë jo të plota është klikuar nga më shumë se 2 milionë veta në internet.
Megjithëse goli i Shaqirit nuk i solli dot fitoren Bazelit, ai i solli edhe një valë fame autorit të tij, gjilanasit nga Bazeli që së shpejti do të zhvendoset në Munih.
Siç dihet, në pjesën e dytë të ndeshjes, futbollisti i Lucernit Lezcano pati shüenuar gol duke e barazuar rezultatin 1 me 1.