Ekipi i Baselit me tre futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Beg Ferati e Granit Xhaka, kanë fituar titullin e 14-të të kampionatit zviceran, në super ligën AXPO.Ekipi i Baselit ka fituar ndeshjen me Lucernin me rezultat 3:0, kurse Shaqiri shënoi golin e dytë në minutën e 45.Edhe Beg Ferati e Granit Xhaka kanë luajtur 90 minuta në ndeshjen e fundit, dhe në përgjithësi kanë dhënë kontribut për suksesin e skuadrës së tyre.Basel u bë kampion me vetëm një pikë më shumë se Cyrihut, ku u paraqiten suksesshëm dy shqiptarët e tjerë, Ardian Nikci dhe Admir Mehmeti.Xherdan Shaqiri duke festuar titullin e kampionit ka preferuar të mos flitet për të ardhmen e tij. “Jo, jo, unë ende kam kontratë në Basel, unë thjesht dua ta gëzojmë titullin dhe filimisht do të shkoj në pushime“, ka thënë ShaqiriBaseli shënoi fitore me plotë meritë dhe arriti të bëhet kampion i ri i Zvicrës. Padyshim për të gjitha këto, merita i takojnë kosovarit Xherdan Shaqiri, pa harruar edhe Beg Feratin, një mbrojtës mjaft i fuqishëm, i cili largohet nga ekipi pasi ka nënshkruar kontratë me ekipin e Freiburg-ut. Basel para kësaj ndeshje ishte i përcjellur me vetëm një pikë më pak nga Cyrihut, i cili po ashtu fitoi ndaj Thunit (1:0). Pas largimit të Feratit është i mundshëm edhe largimi i Shaqirit nga Baseli, por aty tashmë kanë zënë vend dy vëllezërit e talentuar të futbollit Granit dhe Taulant Xhaka.
Goli i Shaqirit i siguron Baselit titullin e kampionit
0 Likes
0 Share
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka shënuar njërin prej golave të fitores për Baselin
Të tjera
Irani thotë se do të lejojë më shumë anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër
Vaud: Banorët ankohen se një lumë pranë tyre po shkakton zhurmë të madhe
“Prima Pflege”, e Merita Pintes, ndjek trendet e kohës, ofron shërbime “Inhouse Spitex”
Misioni humanitar zviceran ‘’Barakah’’ në Shqipëri dhe në Kosovë
Zvicër: Reforma tatimore për shoferët zviceranë mund të jetë në horizont
Të tjera
Shiko të gjithaAktualiteti
Shiko të gjitha
Irani thotë se do të lejojë më shumë anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit