Ylli i kombëtares së Kosovës ka vazhduar me gola te Werder Bremen.
Në takimin e sotëm ndaj Bayern Leverkusen, i cili po zhvillohet, Rashica ka shënuar gol në minutën e 40-të.
Me golin e Rashicës, Werder Bremen ka barazuar rezultatin në 1:1, pasi më parë kishin shënuar vendasit.
Ky është goli i tretë i Rashicës në këtë edicion shkruajne mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.