Goli i shënuar nga sulmuesi kosovar, Milot Rashica, ndaj Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve më 14 tetor 2018 është shpallur goli më i mirë vitit nga UEFA.
Faqja zyrtare e UEFA Euro 2020 në Facebook e ka zgjedhur këtë gol si më të mirin për vitin 2018 në Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Rashica kishte shënuar një gol të jashtëzakonshëm në barazimin 1:1 në udhëtimin e Kosovës ndaj Ishujve Faroe.