Një nga futbollistët më të talentuar shqiptar në Zvicër është Bastien Toma. Ai me plot sukses paraqitet për Sionin në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Toma është i njohur për asistimet, por edhe për golat e shënuar. “Teleklub Sport”, e ka zgjedhur golin e Tomës, si më të mirin e muajit nëntor.
Ai kishte shënuar një gol mjaft të bukur ndaj Thunit. Goli i tij i solli tre pikë skuadrës së tij. Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 82-të.
Bastien goditi nga më shumë se 25 metra, duke mos i dhënë gjasa portierit kundërshtar.