https://www.youtube.com/watch?v=Ga5pB7oWIxA
Shkëlzen Gashi vazhdon të shënojë gola në kampionatin amerikan dhe të jetë në super formë, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi shqiptari shënoi një gol fantastik nga rreth 40 metra në minutën e 36-të, në ndeshjen e play-offit ndaj Los Angeles Galaxy, pjesë e së cilës është edhe Steven Gerrard.
Ndeshja e parë përfundoi 1:0 për Los Angeles Galaxy dhe goli i Gashit ka shtuar shpresat për kualifikim ekipit të tij, Colorado Rapids, që arriti të kalonte skuadrën e britanikut Gerrard pas gjuajtjeve të penalltive.
Gashi u zëvendësua në pjesën e dytë dhe minutat në vijim nuk sollën asgjë të re, 90 minutat përfunduan me rezultatin 1:0, çka e çoi ndeshjen në kohën shtesë.
Edhe në shtesë asnjë prej ekipeve nuk arriti të shënojë dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë, ku shokët e skuadrës së Gashit ishin më të saktë, duke fituar me penallti 3:1.