Pas një votimi këtë të mërkurë, Këshilli Kombëtar i kërkon Këshillit Federal të përfshijë një nen në Kodin Civil që ndalon ndëshkimin trupor, si dhe abuzimin psikologjik dhe emocional të fëmijëve, përcjell albinfo.ch.
Deputetët e kanë miratuar masën, edhe pse Këshilli Federal e kishte kundërshtuar.
Nuk ka nevojë për rregullore të reja, sipas ministres së Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, “sepse dhuna ndaj fëmijëve tashmë është e ndaluar”.