434 kilogram ishte goditja e dorës së djathtë e 27 vjeçarit shqiptar që e tregoi matësi i boksit javën e kaluar në qendren sportive në Cyrih. “ Për këtë, Arnoldi është në të njëjtën ligë me vëllëzërit Klitschko”, thotë trajneri i tij, Angelo Gallina në një bisedë për “20 min”, transmeton “albinfo.ch”.
Në krye të kësaj liste për goditjen më të fortë, mbetet padiskutim, Mike Tayson, ku boksi i tij peshon 570 kilo. “Atje ende nuk kemi arritur”, qesh Gallina.
Ndërkohë terminatori shqiptar i cili jeton në Basel të Zvicrës i ka të fituara 26 ndeshje, ndër to 15 në boksin profesional dhe aktualisht mban edhe titullin e kampionit evropian në kategorinë EBU-EE.
Në rangun botërorë, Arndoli rënditet në vendin e 180. Tani, trajneri i tij po planifikon ndeshjen e radhës. “Hapi i ardhshëm do të jetë që të hymë në top 20”. Aty Gjergjaj do të bëhet pjesë e katër kategorive më të mëdha botëore.”Pastaj mund të i krahasojmë fuqitë tona edhe më Klitçkon”, shprehet Angelo Gallina.