Një 43-vejçare ka vdekur, pasi është goditur nga një veturë në pasditen e sotme në hyrje të Shtimes.
Policia thotë se sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit me inicialet V.SH. 37-vjeçare, e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime, nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku edhe ka vdekur.
“Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.