Policia në Shqipëri njofton se në pjestarë i policisë është lënduar pasi është goditur nga një veturë në qendër të qytetit të Kuçovës.
Autori i ngjarjes sipas policisë është shtetasi Ylli Luka 37 vjeç nga Nikëli i Fushë Krujës, i cili ka arritur të largohet nga vendngjarja por është arrestuar pas 30 minuta ndjekje nga policia.
Policia thotë se 37-vjeçari që rezulton se ishte i dënuar edhe më parë, fillimisht ka pasur një konflikt me persona të tjerë në lagjen “Llukan Prifti”, ai nuk i është bindur urdhërit të patrullës së policisë për të ndaluar dhe për ka goditur policin Jonuz Vrapi 53-vjeç.
Punonjësi i policisë është transportuar fillimisht në spitalin e Beratit dhe më pas në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Vrapi ka pësuar thyerje në të dyja këmbët por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.