Futbollistët shqiptarë janë protagonistë në skuadrat ku luajnë, duke qenë kyç për skuadrat e tyre.
Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha po vazhdon në formë të lartë te Melbourne Victory në Australi, shkruan albinfo.ch.
Melbroune shënoi fitore kundër Ws Wanderers 3:1 duke u rikthyer te fitorja pas humbjes që ia shkaktoi skuadra e Perth Glory në xhiron e kaluar.
Besart Berisha shënoi golin në minutën e 45-të nga penalltia, gol që rriti avantazhin e skuadrës vendase në 2:1.
Kjo fitore e ngrit Melbroune Victory në vendin e tretë, me një pikë më shumë se sa vendi i katërt, ndërsa ky gol nga penalltia ishte goli i 13-të për sulmuesin kosovar këtë sezon.
https://www.dailymotion.com/video/x6h4ikt
Gol ka shënuar edhe mesfushori nga Kosova, Valon Berisha me skuadrën e tij, Salzburg.
Edhe ai shënoi nga pika e bardhë në fitoren 2:0 AC Wolfsberger. 25-vjeçari këtë sezon në ligën elitare austriake ka shënuar katër gola.