Sipas një ankete të fundit gjysma e gjermanëve mund ta paramendonin në të ardhmen të votonin për këtë parti. 22 përqind bile do e votonin në zgjedhjet e ardhshme dhe do kishin dashur që kancelari i ardhshëm të ishte i Gjelbër.
Kjo parti është rritur ndjeshëm në Bavari, ku i ka rrëmbyer shumë vota të majtëve të SPD, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur në lindje: Sachsen dhe Thüringen.
“Ne jemi parti e krijimtarisë, ekologjisë dhe qëndrueshmërisë. A është kjo majtas? Ose djathtas? Kjo e gjitha është gjeografi e kotë. Ne luftojmë pa “nëse” dhe “por” për të ruajtur demokracinë liberale,” tha Cem Özdemir për intervistën WELT AM SONNTAG, përcjell ekskluzivisht albinfo.ch.
Dikur kryeministri bavarez Markus Söder (CSU), i kishte kritikuar Të Gjelbërit si parto jo qytetare, kurse sot në zgjedhjet e fundit të para disa javëve kjo parti mori 190 mijë vota .

