Elseid Hysaj është njëri nga mbrojtësit më të mirë të djathtë në Evropë. Ai gjithashtu është shumë i kërkuar nga shumë skuadra të Evropës, njofton albinfo.ch.
Para ndeshjes Inter-Napoli, skuadra zikaltër ka shprehur interesim për mbrojtësin e djathtë shqiptar. Kjo nuk është hera e parë që Interi e kërkon Hysajn. Ky i fundit ka thënë pikërisht se Interi është skuadra e tij e zemrës.
Por, Hysaj është i kërkuar edhe në Angli. Ditë më parë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka shprehur dëshirën haptas për futbollistin shkodran.
Hysajn e kërkojnë edhe Atletico Madrid në Spanjë e Bayern Munich në Gjermani.