Një makinë e drejtuar nga një grua 76-vjeçare ka përfunduar mbi çati, në fund të një hendeku në Hoffeld, të shtunën në mëngjes, në kantonin St. Gallen, shkruan topnews.ch. Ajo po udhëtonte me një shpejtësi të lartë derisa rruga ishte e mbuluar me akull, ka bërë të ditur policia kantonale.
Shoferja dhe pasagjeri i saj 81-vjeçar janë lënduar, por jo rëndë. Ndërsa makina është shkatërruar gati krejtësisht, ka theksuar policia.