Mbrëmjen e së mërkurës, një vogëlushe katërvjeçare me biçikletë, është aksidentuar me një kamion në Wohlen. Ajo pësoi lëndime të rënda në kokë dhe është dashur të dërgohet në spitalin e Cyrihut.
«Ajo është operuar në kokë», ka pohuar gjyshi i saj përmes Televizionit lokal “Tele M1” përcjell Albinfo.ch.
Natyrisht se gjyshi është tejet i shqetësuar për mbesën, por njëkohësisht është edhe optimist.
Mjekët i kanë thënë se operacioni ka shkuar si është më së miri. Tani, ai është duke shpresuar se vogëlushja sërish do të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sa i përket rrjedhës së aksidentit, vozitësi 56-vjeçar i kamionit nuk ka mundur të reagojë më, shpjegon gjyshi më tej. Por, vozitësi e ka ditur se në këtë lagje banojnë fëmijë, shkruan “Oltner Tagblatt”: «Vozitësi nuk ka mundur të bëjë asgjë për të parandaluar aksidentin, por do të ishte më mirë që këtu të vozitej më ngadalë».
Se si ka ardhur deri te aksidenti, mbetet ende e paqartë, ndërsa hetimet janë në rrjedhë e sipër.