Një gjysh francez ka pranuar përdhunimin dhe ngacmimin seksual të rreth 40 grave në Francë dhe Belgjikë që nga vitet e 80-a.
57-vjeçari, emri i të cilit nuk u bë publik, u arrestua pasi policia e lidhi atë me një përdhunim të një gruaje të re javën e shkuar në Belgjikë.
ADN-ja e tij u përshtat me gjetjet në 19 sulme të tjera, transmeton Albinfo.ch.
Rasti ka shokuar vendin, sidomos Pont-sur-Sambren, aty ku jetonte ai dhe ku qytetarët e njohin si “burrë të sjellshëm”.
Babai i tre fëmijëve më parë kishte punuar në një klub të futbollit.
Ai mendohet se është një prej përdhunuesve më të mëdhenj në dekadat e fundit.