Gjyqtari nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Bekim Zogaj, në fundjavë do ta ndajë drejtësinë në finalen e madhe të Kupës së Zvicrës.
Finalja e madhe do të zhvillohet më 30 gusht në stadiumin në Bernë, ku do të përballen Young Boys dhe fituesi i duelit Basel-Winterthur, shkruan albinfo.ch.
“Federata e Futbollit më ka deleguar si asistent i parë për Finalen e Kupës së Zvicrës me datën 30.08.2020 në Bernë. Një ëndërr tjetër që po realizohet!”, ka bërë të ditur Zogaj edhe në profilin e tij në Facebook.
Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, kurse ndihmës të tij janë Bekim Zogaj dhe Christopher Chaillet, ndërsa gjyqtari i katërt Lionel Tschudi.
Zogaj më parë ka ndarë drejtësinë edhe në shumë gara ndërkombëtare.