Gjykata në qytetin e Mynihut ka vendosur të mos ndalojë zilet (kambanat), të cilat i mbajnë në qafë kafshët.
Vendimi i kësaj gjykate është marrë, pasi një një çift ishte ankuar se po u pengonte zhurma që bënin lopët në disa ferma pranë shtëpisë së tyre, përcjell albinfo.ch.
Çifti nuk e ka pritur mirë vendimin dhe kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë duke argumentuar se lopët e fermerëve i mbajnë zgjuar gjatë natës.
“Lopa me zile është pjesë e mënyrës sonë të jetesës në fshat”, ka thënë një politikan në Bavari, duke e arsyetuar vendimin e gjykatës.