Zyra e prokurorit special për krime të luftës në Kosovë, David Schwendiman, nuk ka ka kërkuar e as nuk ka dhënë urdhër për arrestimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt. Këtë e ka thënë për gazetën serbe “Vecernje Novosti” vetë prokurori special.
“Haradinaj është arrestuar nga autoritetet franceze në bazë të fletëarrestit nga Serbia, të cilin kjo e fundit e ka bërë në mënyrë të pavarur. Unë nuk e kam kërkuar,” ka thënë ai, transmeton RTKlive.
Schwendiman ka thënë se nuk dëshiron të komentojë lidhur me hetimet aktuale e as për atë se kush janë të dyshuarit potencialë, për të cilët pritet të bëhen padi e as se kur mund të ndodh kjo.
“Ende nuk kemi arritur në atë fazë,” ka thënë Schwendiman.