Dhomat e Specializuara në Hagë njoftuan se kanë modifikuar dënimin ndaj ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, duke i mundësuar atij lirimin nga burgu, por me disa kushte.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është liruar sot nga Gjykata Sepciale, përcjell albinfo.ch.
Ai aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij.
Gucati ishte dënuar më 4 vjet e tre muaj burgim.
Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar për lirimin e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Në njoftim thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.