Gjykata e lartë e Aargaut i ka dhënë të drejtë JUSO-s (socialistët e rinj) që ka bërë para disa muajsh një fotomontazh në të cilën e paraqet në një dritë jo të përshtatshme drejtorin e Novartisit, Daniel Vasella. Ky fotomontazh e tregon Vasellan gjysmëlakuriq.
Me këtë pllakat JUSO gjatë vitit të kaluar kishte bërë propagandë për iniciativën “1:12 – për paga të drejta”. Me kërkesën e Vasella-s, Gjykata e “arkut në Baden e kishte ndaluar pllakatin në fjalë.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Argaut e sheh ndryshe këtë çështje. Sipas saj, ky fotomontazh nuk e ka dëmtuar personalitetin e Vasellas.