Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që të pandehurave T.G. dhe SH.A. ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin veç e veç.
Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak u caktohet në bazë të nenit 183, par.1 nënpar.1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.