Ish-luftëtari i UÇK-së, Tomor Morina, tash e disa ditë po qëndron në Maqedoni. Kjo për shkak se i njëjti u ndalua pas një fletarrestimi të shtetit serb.
Në lidhje me Morinën, Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij.
Por Gjykata e Shkupit si duhet nuk i ka aprovuar kërkesën për ekstradim.
Kështu të paktën ka njoftuar ministri në detyrë i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Jam i lumtur që Tomor Morina fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim.
Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona. Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka shkruar Pacolli.