Gjuha shqipe ende nuk është zyrtarizuar edhe pse tashmë janë bërë 16 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit me të cilën iu garantohej e drejta popullit shqiptarë në këtë shtet. Parimet themelore të marrëveshjes së Ohrit ishin: Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike,
Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë, Konfirmohet karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase, Ndërtimi i shtetit demokratik Zhvillimi i pushtetit vendor , por zbatimi i këtyre pikave lë shumë për të dëshiruar.
Marrëveshja e 13 gushtit 2001 u arrit me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftimeve të cilat ndodhën në atë vit kishte për qëllim promovimin e të drejtave të barabarta të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Vetëm tash pas 16 viteve më ardhjen në pushtet të Zaevit i cili po qeverisë së bashku me partitë shqiptare ka nisur iniciativa për zyrtarizimin e gjuhës shqipe për tu bërë gjuhë zyrtare.