Gjuajtja e një granate të dorës në tregun e kafshëve në Prizren dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në mes të tregtarëve, përcjell albinfo.ch.
Sipas dëshmitarëve, thuhet se deri te akti i gjuajtjes me granatë ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje në mes të tregtarëve.
Po ashtu, sipas dëshmitarëve, i dyshuari për gjuajtje me granatë është larguar në drejtim të panjohur.