Platforma albinfo.ch online&print, në bashkëpunim me ekspertë shqiptarë në Zvicër, do të ofrojë këshilla mjekësore, të personalizuara falas.
Specialistë të fushave të ndryshme janë vënë tashmë në shërbim të bashkëkombasve shqiptarë kudo që ndodhen në Zvicër, nëpërmjet pyetje-përgjigjeve online.
Bëhet fjalë për specialistët më të mirë shqiptarë në Zvicër, të cilët vihen në dispozicion të komunitetit tonë.
Gjithçka mundësohet shpejt dhe mjafton që të lidheni me albinfo.ch për të marrë menjëherë përgjigje lidhur me vaksinimin që tashmë ka filluar në Zvicër.
Kushdo që dëshiron të dijë më shumë rreth vaksiniminit, si dhe ndjen nevojë për këshilla, ekspertë dhe mjekë të njohur shqiptarë në Zvicër iu përgjigjen. Prandaj, na shkruani pa hezitim në adresën redaksia@albinfo.ch
Pyetjet mund t’i parashtroni drejtpërdrejt edhe në rrjetet sociale: Facebook
Për çdo pyetje do t’i keni përgjigjet e mjekëve, të cilat do t’i botojmë në ditët vijuese.
Cila është pyetja juaj?



Facharzt für Allgemeine Innere Medizin FMH Arztpraxis. Specialist në Mjekësinë Interne, ka punuar disa vite si kryemjek. Sadiku aktualisht punon në ordinancën e tij në Thalwil

Dr. Agron Abrashi, shqiptari i parë me ordinancë mjekësore në Zvicër. Ai vazhdon angazhimin e tij si mjek në ordinacën Schwanden GL