Gjirokastra ka ndezur dritat për festat e fundvitit. Dekori shumëngjyrësh i ka dhënë gjallëri qytetit. Pema e Vitit të Ri edhe këtë vit u vendos në qendrën muzeale të qytetit.
Ndërkohë, për shkak të masave anti-covid, janë shmangur grumbullimet e qytetarëve dhe koncerti tradicional.
Dekorimet e ndryshme, dritat delikate, pamja klasike pa dyshim që është kombinimi më i bukur që mund ta shihni, shkruan albinfo.ch.
Një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, qytet i famshëm pasi ka ruajtur më së miri kompaktësinë e një qyteti të vjetër të stilit otoman, me një kështjellë që sheh gjithë qytetin në pëllëmbë të dorës, me shtëpitë e vjetra që mbështeten në shpatin e malit, secila me fasada guri e druri të mrekullueshme e drita dhe dekorime që ia shtojnë hijeshinë edhe më shumë.
Prandaj, qyteti i Gjirokastrës po llogaritet si qyteti më i dekoruara në gjithë Shqipërinë me pamjen e saj mahnitëse. /Albinfo.ch




