Blerina Boqollit, sot gjatë ditës, sa ishte me djalin e saj i janë vjedhur dy çanta.
Sipas saj, njëra çantë brenda kishte pasaportat e saj dhe të djalit, Ideal Boqollit, ndërsa tjetra çantë kishte dokumentet mjekësore të Idealit, i cili po vuan nga leukemia, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Blerina Boqolli ka njoftuar se çanta, e cila brenda saj kishte pasaporta, është gjetur në oborrin e QKUK-së, ndërsa ajo me dokumentacionin mjekësor të Idealit nuk është gjetur.
