Ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, ai që shënoi golin e fitores për vendësit.
Atalanta e fitoi këtë përballje me rezultat prej 3:2.
Di Carmine shënoi të dy golat për ekipin mysafir.
Kurse për vendasit shënuan Malinovski, Muriel e Gjimshiti, me këtë të fundit që shënoi golin e fitores në minutën e 90+3.
Me këtë fitore Atalanta arrin në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e gjashtë. Derisa Verona në vendin e nëntë ka dhjetë pikë më pak, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
djimsiti goal vs verona
other view angle pic.twitter.com/dLVSIz7Pg2
— atalantackle (@atalantagese) December 7, 2019