Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka kaluar zyrtarisht në skuadrën e Beneventos, që është ngjitur për herë të parë në Serie A, shkruan albinfo.ch.
Në fakt kartonin e Gjimshitit e kishte Atalanta, edhe pse ai sezonin e fundit luajti në Avellino në Seri B.
Gjimshiti është transferuar në formulën e huazimit, kurse Benevento ka të drejtën e blerjes.
Mbrojtësi është një nga lojtarët kyç në Kombëtaren shqiptare.