Skuadra e Gjilanit ka triumfuar në miqësoren ndaj Schaffhausen me rezultat 0:2, shkruan albinfo.ch.
Goli i parë është shënuar që në minutën e parë nga Jackson Ferreira, derisa në minutën e 18-të ka shënuar Gerhard Progni.
Ndeshja është përcjell nga shumë shikues shqiptarë në Zvicër, duke përkrahur dy skuadrat në fushë, derisa rezultati ishte në plan të dytë.
Kjo miqësore u zhvillua kur Superliga e Kosovës dhe ligat zvicerane janë në pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.
Raportin e zgjeruar nga gazetarët e albinfo.ch, që ishin në vendngjarje mund ta lexoni nesër.
Skuadra zvicerane Schaffhausen bënë pjesë në garat e Challange League (Ligën e Dytë).








