Një gjest vlerësues ka ndodhur në muzeun kombëtar Gjergj Kastrioti në Krujë, ku një emigrant shqiptar ka pastruar në mënyrë vullnetare ambientet e muzeut.
Kastriot Shkreta, nga fshati Derven i Krujës, prej vitesh merret me pastrime profesionale të llojeve të ndryshme në Itali, shkruan “shekulli”.
Shkreta, dy muaj më parë kishte premtuar se do të pastronte ambientet e muzeut në mënyrë vullnetare. Këtë premtim e ka dëshmuar me fakte, përcjell albinfo.ch.
Të gjitha solucionet dhe mjetet ndihmëse për të pastruar ambientet e jashtme të muzeut i ka siguruar personalisht.
Nga fotografitë që janë publikuar ndryshimi është drastik. Shkallët e gurit, stolat, muret e muzeut shndërrisin.
Nga ky gjest fisnik shkreta është vlerësuar nga Bashkia Krujë.
