Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, në ndeshjen Hoffenheim – Freiburg në Bundesligë është përjashtuar nga loja në minutën e 72-të. Pak para përfundimit të lojës (3:3), ai duhej ta linte fushën, ngase arbitri e kishte ndëshkuar me karton të kuq.
Çfarë kishte ndodhur?
Për shkak se 22-vjeçari nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit anësor, ai kishte treguar gjest jo të hijshëm ndaj tij. Një gjest i këtilllë për arbitrin Tobias Stieler nuk mbeti pa u ndëshkuar dhe e ka dërguar Mehmedin jashtë lojës.