Carmon-Taubadel tashmë është e involvuar në zhvillimet në Kosovë, pasi ka qenë shefe e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet, të cilat u mbajtën këtë fundjavë në vend.
Eurodeputetja gjermane do të zëvendësojë Igor Sholtesin, i cili ka mbajtur këtë pozitë më parë në Parlamentin Evropian.
Carmon-Taubadel gjithashtu vjen nga i njëjti grup parlamentar në Parlamentin Evropian, të cilit i përkiste Sholtes.
Raportuesit e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor janë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore që miratohen nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, të cilët më pas diskutohen në seanca plenare, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.