Gjermania përballet sot me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për vendin e parë të grupit, teksa Skocia ndeshet me Hungarinë, në një përballje mes dy skuadrash që duan medoemos pikë në mënyrë që të vazhdojnë të mbeten pjesë e këtij aktiviteti.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00, që janë sfidat e vetmet të ditës së sotme.
Gjermania në dy duelet e para shënoi dy fitore, kurse Zvicra mundi Hungarinë dhe barazoi me Skocinë me golin e vetëm të Xherdan Shaqirit (1:1).
Skocia-Hungaria kanë përballjen e tyre direkte, duke synuar kualifikimin tutje.