Bundestagu (parlamenti) Gjerman ka votuar me shumicë dërmuese për vazhdimin e misionit të Bundesverit (Ushtrisë Gjermane) në kuadrin e KFOR-it, në Kosovë, shrkuan dpa.de. Por njëkohësisht vendimi nënkupton edhe zvogëlimin e numrit të ushtarëve. Aktualisht maksimumi i lejuar ka qenë 1350 ndërsa me vendimin e ri, “kulmi” mund të shkojë deri në 800 ushtarë.
Për vazhdimin e mandatit kanë votuar 513 nga gjithsej 573 deputetët sa i ka Bundestagu, transmetomn albinfo.ch. Kundër vazhdimit janë shprehur 55 ndërsa kanë abstenuar 5 deputetë.
Si shkak për uljen e numrit të trupave, është marrë situata e stabilizuar në Kosovë.
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, për mbajtjen e misionit në Kosovë ndan 42 milionë euro në vit.
Alktualisht në Kosovë janë të stacionuar afër 500 ushtarë të Bundesverit gjerman.