Gjermania ka injektuar më shumë se një milion vaksina Covid-19 në ditë për herë të dytë, duke rritur numrin e njerëzve që kanë marrë një dozë në mbi 30 për qind.
Të mërkurën, më 5 maj, Gjermania ka dhënë 1.092 milionë vaksina për njerëzit, duke i dhënë një tjetër hov të madh vaksinimit.
Një javë më parë, Gjermania theu një rekord evropian, duke dhënë 1.1 milion vaksina.
Deri më tani vetëm Kina, India dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në gjendje të arrijnë atë normë ditore të inokulimit, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.