Së fundmi, Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” në Gjermani ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 1,378 raste të reja të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 256,334, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë raportuar dy viktima me covid në gjermani dhe se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga virusi është 9,411 persona.
Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.
Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe i ka larguar masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Shengen. /Albinfo.ch