Gjermania ka regjistruar mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, për dallim nga ditët e tjera që numri i të infektuarve ishte në mbi 20 mijë raste ditore.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani ishte 13.363 infektime, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 63 në 11,352.