Bëhet e ditur se rritja ekonomike në Gjermani gjatë vitit 2021 ka qenë 2,7%, transmeton albinfo.ch.
Ani pse ekspertët gjermanë parashikuan për një rritje shumë më të lartë, pandemia Corona, kriza energjetike, problemet e furnizimit me lëndë të parë dhe pjesë rezervë dhe mbylljet e masat e shpeshta kufizuese kanë ndikuar që rritja të jetë “vetëm” 2,7%.
Nga ana tjetër, parashikimet për këtë vitin 2022 janë se ekonomia dë të shënojë një rritje më të lartë, por pandemia prapë mund t’i prishë llogaritë.
Marc Schattenberg i Deutsche Bank parashikoi rritje zero në muajt e ardhshëm, pas valës së katërt të Covid-19.
“Unë pres që rritja ekonomike të ngecë”, theksoi ai.
Gjermania renditet shumë prapa fqinjëve të saj të Eurozonës për sa i përket rritjes ekonomike, me ”Utermoehl” që parashikon vetëm 2,7 për qind rritje për vendin në vitin aktual. /Albinfo.ch