Gjermania prin në listën me reputacionin më të mirë në botë, e pasuar nga Kanadaja, Suedia dhe Zvicra.
Kështu thotë studimi i “National Goodwill Observer”, të cilën e ka botuar e përditshmja franceze “Le Monde”.
Zvicra dhe Kanadaja janë karakterizuar si vendet më të mira për të jetuar ndërsa në vendin e tretë është Suedia, kurse Franca e teta e Italia zë vendin e 14-të.
Në lidhje me stabilitetin ekonomik, Gjermania ka marrë rezultatin më të lartë, e cila pasohet nga Zvicra dhe e treta, Kanadaja kurse Franca në vendin e 10-të pas Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe përpara Brazilit e Koresë së Jugut.
Suedia ka nota të larta për cilësinë e jetës, përpara Zvicrës dhe Kanadasë, vlerëson raporti. Studimi është hartuar në bazë të një studimi të kryer nga instituti “Harris Interactive” dhe u ndihmua nga rreth një mijë krerë të kompanive dhe institucioneve ekonomike si dhe disa ekspertëve ndërkombëtar.
Disa vende kanë një imazh më të mirë në botë se sa ato e meritojnë në bazë të kritereve të objektivave, të tilla si Brazili, Argjentina dhe India, ndërkohë që e kundërta është me rastin e SHBA-së, Koresë së Jugut, Meksika dhe Arabia Saudite.