Referuar statistikave të fundit, në Gjermani janë regjistruar 465 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të të vdekurve në 40.343, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, në 24 orët e fundit në Gjermani janë raportuar 16.946 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri, duke çuar shifrën totale në 1.908.527.