Ka dalë raporti 24-orësh nga Instituti gjerman për të prekurit me Covid në Gjermani.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rrrit me 16,362, në 1,337,078, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 188, në 21,975, treguan shifrat.
Shifrat janë zakonisht më të ulëta të hënën, sepse ka më pak testime dhe më pak të dhëna transmetohen në RKI gjatë fundjavave.