Gjermania sot ka mbatjur një ditë përkujtimore kombëtare për të përkujtuar afro 80,000 njerëz që humbën jetën nga koronavirusi.
Të dielën në mëngjes Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier morën pjesë në një meshë në mëngjes në Kishën Përkujtimore Kaiser Wilhelm, një pikë referimi në Berlin kushtuar paqes dhe pajtimit.
Numri i vdekjeve i konfirmuar i Gjermanisë nga COVID-19 ishte 79,914 të dielën, një rritje prej 67 krahasuar me një ditë më parë. Ky ishte numri i pestë më i lartë në Evropë, pas Britanisë së Madhe, Italisë, Rusisë dhe Francës, përcjell albinfo.ch