Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, e ka mbështetur reagimin e Bashkimit Evropian në lidhje me mbylljen e komunave paralele dhe OJQ-së.
“Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është forumi i vetëm i përshtatshëm për të adresuar këto çështje”, ka shkruar Rohde.
Bashkimi Evropian mëngjesin e së dielës ka reaguar ndaj aksioneve të Policisë së Kosovës për mbylljen e zyrave të strukturave paralele në disa komuna të Kosovës. Sipas këtij reagimi veprimet e njëanshme nxisin tension.