Qeveria gjermane ka paralajmëruar ata që duan të udhëtojnë në kantonet perëndimore të Zvicrës si Gjeneva dhe Vaud, se tashmë këto dy vende janë në listën e vendeve që përbëjnë rrezik, përcjellë albinfo.ch.
Ky vendim është marrë të mërkurën në mbrëmje dhe si rezultat i këtij vendimi, të gjithë që kthehen nga këto kantone do të testohen.
Ky rregull i testimit, përveç banorëve gjerman do të vlejë edhe për të tjerë shtetas që hynë nga zonat e rrezikut.
Pas testimit, udhëtarët e kthyer duhet të futen në karantinë deri në daljen e rezultateve, thuhet nga autoritetet shëndetësore në Gjermani.
Ndryshe, një vend për tu futur në listën e vendeve me rrezikë në Gjermani duket të ketë 50 infeksione në ditë për 100,000 banorë, rradhazi për shtatë ditë.
Gjeneva, Vaud dhe Cyrihu janë vendet me numrin e infeksioneve të reja më të larta. Këto vende nga mendiat zvicrane po cilësohen edhe si ” kantone problamtike”.
Ndonëse Gjeneva dhe Vaud janë pjesë e listës, për Cyrihun nuk ka ende ndonjë paralajmërim nga Gjermania. /albinfo.ch/